Pyetje të Shpeshta

Ekspresi ama® capsule

Lëvizni tabakanë e pikimit dhe sirtarin e kapsulave të përdorura. Tërhiqeni sirtarin e kapsulave; boshatiseni dhe vendoseni atë sërish. Lëvizni kullonjësen. Zbrazni tabakanë e pikimit dhe shpërlajeni me ujë. Lëvizni depozitën e ujit. Boshatiseni dhe shpërlajeni depozitën. Përdorni një leckë të butë dhe një detergjent neutral për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Mos përdorni spruco uji për të pastruar pajisjen. Pjesët plastike të makinës, përfshirë dhe depozitën nuk mund të lahen në makinën larëse të enëve (lavastovilje).
Ngrini levën. Vendosni kapsulën lehtësisht. Mbylleni levën. Vendosni një filxhan poshtë grykës së derdhjes. Shtypni butonin e sasisë së kafes që doni dhe mbajeni të shtypur. Pasi të arrini sasinë e dëshiruar të kafes lëshoni butonin. Tani butoni është i programuar. Për të riprogramuar butonin ripërsërisni pikën e sipërpërmendur. Sasia e programuar shkon deri në 250 ml max.
Aparati ka nevojë për pastrim. Ju lutem kontrolloni që depozita e ujit të jetë e mbushur me ujë të pijshëm. Zbrazni koshin e kapsulave të përdorura. Hiqeni dhe rindosni prizën. Ngjrini levën në mënyrë që kapsula të bjerë dhe mos rivendosni kapsulë tjetër, ulni levën dhe shtypni butonin F. Prisni derisa ekspresi të mbushet me ujë dhe të kryej ciklin e tij.
Depozita e ujit është bosh kur butoni shumëfunksional pulson ngjyrë të kuqe dhe aparati bën 3 herë “bip” duke u ndjekur nga një sinjal i vetëm “bip”. Mbusheni depozitën me ujë. Shtypni një nga butonat (ekspres, kafe e gjatë, kafe filter). Prisni derisa ekspresi të mbushet me ujë dhe të kryej ciklin e tij. Kur butonat qëndrojnë të ndezur aparati është gati.
Aparati juaj ama® capsule do ju sinjalizojë për momentin e kryerjes së proçesit të dekalçifikimit kur butoni shumëfunksional pulson në dritë të verdhë
Fikni aparatin. Boshatisni dhe nxirrni jashtë sirtarin e kapsulave dhe tabakanë e pikimit. Lëvizni dhe boshatisni depozitën e ujit. Përzieni ujin me Dekalcifikuesin sipas udhëzimeve në paketim. Vendosni një enë (rreth 250 ml) poshtë lugës se daljes. Sigurohu që leva të jetë ulur. Mbani të shtypur butonat (ekspres dhe kafe e gjatë) dhe në të njëjtën kohë ndizni aparatin tek butoni on/off. Treguesi shumëfunksional pulson në mënyrë të alternuar sikurse butoni “kafe e gjatë” me ngjyrë (e KUQE dhe PORTOKALL).Shtypni butonin “kafe e gjatë´për të filluar procesin e pastrimit. Aparati bën pastrimin në interval (5 doza me nga 10 min pushim në secilën interval për një kohë rreth 45 min). Gjatë kësaj kohe treguesi shumëfunksional pulson në ngjyrë të KUQE dhe PORTOKALL. Nëse ena mbushet plot,boshatiseni atë. Kur cikli të ketë përfunduar sikurse butoni “kafe e gjatë” ashtu dhe treguesi shumëfunksional pulsojnë (KUQE dhe PORTOKALL) Nxirrni me kujdes ujin nga depozita dhe mbusheni atë me ujë të pishëm. Boshatisni dhe shpërlani raftin e kapsulave të përdorura si dhe tabakanë e pikimit. Treguesi shumëfunksional pulson në mënyrë të alternuar sikurse butoni “kafe e gjatë” me ngjyrë (e KUQE dhe PORTOKALL).Shtypni butonin “kafe e gjatë´për të filluar ciklin e shpërlarjes. Uji do kalojë në gjithë aparatin. Gjatë kësaj faze treguesi shumëfunksional do pulsojë në mënyrë të alternuar (PORTOKALL dhe KUQE dy herë në kohë). Nëse ena mbushet,boshatiseni atë. Kur cikli i shpërlarjes ka përfunduar, përvec butonit “kafe e gjatë” treguesi shumëfunksional gjithashtu pulson (Kuqe dhe PORTOKALL). Aparati do lëshoje një “bip”. Nxirrni me kujdes ujin nga depozita dhe mbusheni atë me ujë të pishëm. Boshatisni dhe shpërlani raftin e kapsulave të përdorura si dhe tabakanë e pikimit. Shtypni butonin “kafe e gjatë” për të mbyllur ciklin.
Ju lutem kontrolloni që depozita e ujit të jetë e mbushur me ujë të pijshëm. Zbrazni koshin e kapsulave të përdorura. Hiqeni dhe rindosni prizën. Ngjrini levën në mënyrë që kapsula të bjerë dhe mos rivendosni kapsulë tjetër, ulni levën dhe shtypni butonin F. Prisni derisa ekspresi të mbushet me ujë dhe të kryej ciklin e tij. Nëse edhe pas këtij proçesi keni problem me aparatin ju lutem kontaktoni në +389 70 422 422, apo dergoni aparatin në ama®Boutique
Zbrazeni sirtarin e kapsulave të përdorura.
Mbushni depozitën me ujë të freskët. Shtypni një buton për të mbushur qarkun. Kur butonat të mbeten të ndezur, pajisja është gati për përdorim.
Filxhanët e ekspresit janë të ftohtë ose aparati ka nevoje per pastrim.
Të gjithë gamën e aparatëve ama® capsule e gjeni në ama® Boutique ose mund ti porosisni online në shop.ama.mk
Në Tetovë, Qendra Tregtare Palma Mall.